Lufta kundër terrorizmit, Macron propozon reformë të thellë të Schengen

schedule15:12 - 6 Nëntor, 2020

schedule 15:12 - 6 Nëntor, 2020

Presidenti francez, Emanuel Macron, deklaroi se janë dyfishuar agjentët që kontrollojnë kufijtë e Francës – nga 2400 në 4800,  për të luftuar kundër kërcënimit terrorist, trafiqeve dhe emigracionit klandestin.

Dyfishimi u vendos për shkak të përshkallëzimit të kërcënimit terrorist, pas atentateve të fundit mes të cilëve dhe ai në Nice.

Presidenti francez e bëri deklaratën gjatë vizitës së tij në kufirin franko-spanjoll. Macron madje u shpreh në favor të një reforme të thellë të Shengen. Ai theksoi se një reformë e tillë duhet të përfshijë një kontroll më të madh në kufij dhe që propozimet në këtë kuadër do të dorëzohen nga vetë ai në mbledhjen e këshillit europian në muajin dhjetor.

Macron shtoi se duhet menduar seriozisht organizimi i Shengen dhe të intensifikohet mbrojtja e përbashkët europiane në kufij me një polici të vërtetë sigurie në kufijtë e jashtëm. E gjithë kjo me vullnetin për të realizuar objektivin gjatë presidencës franceze në tremujorin e parë të vitit 2022. Ai shpjegoi se Shengen duhet bërë më bashkëkohor me qëllimin për të mbrojtur më mirë kufijtë e përbashkët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!