Përfaqësuesja e OBDAT Michele Lakomy ka deklaruar se Italia dhe SHBA kanë ekseperiencë për shkatërrimin e grupeve kiminale.
Lakomy ka theksuar se duhet të punojmë më shumë për të zvogëluar rrezikun që vjen nga grupet kriminale.
Sipas Lakomy kjo është vetëm hallka e parë, pasi për të shpërndarë grupet kriminale duhet që pjesëtarët e tyre të largohen nga aktivitetet kriminale.
Përfaqësuesja e OPDAT shtoi se nënvlerësimi i këtij fenomeni është kërcënim në luftën kundër krimit.
“Krimi i organizuar është një nga kërcënimet kryesore për sigurinë me pasoja politike dhe ekonomike për zhvillimin e shoqërisë. Për botën tonë moderne është e rëndësishme ndalimi kriminalitetit. Krimet ndikojnë në ekonomi duke kaluar përtej kufijve kombëtare. SHBA dhe Italia kanë eksperiencën që është e mundur të ndalohen, pengohen dhe shkatërrohen grupet kriminale. Për të mbijetuar rrjetet kriminale përdorin taktika të sofistikuara. Nënvlerësimi i fenomenit dhe aktivitetit kriminal është një kërcënim i madh në luftën kundër tij”, tha Lakomy/abcnews.al