Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ka përgëzuar përkushtimin e autoriteteve në Shqipëri në luftën kundër krimit ndërkufitar, trafikimit dhe migracionit të paligjshëm.
“Kënaqësi të shohësh bashkëpunimin solid midis Shqipërisë, agjencive të BE-së dhe shteteve anëtare të BE-së përmes FRONTEX. Përgëzime Shqipërisë për përkushtimin e madh në luftën kundër krimit ndërkufitar, trafikimit dhe migracionit të paligjshëm”, shkruan ai.
Delegacioni i BE-së gjithashtu shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin mes Shqipërisë, agjencive të BE-së dhe shteteve anëtare të BE-së, përmes FRONTEX.
“Europa është këtu për të përballuar bashkë sfidat e përbashkëta”, shkruhet më tej në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.




/abcnews.al/

