“Lufta krijon urrejtje, nuk krahasohet fare me koronavirusin!”

schedule12:37 - 19 Prill, 2020

schedule 12:37 - 19 Prill, 2020

Valon Behrami u rikthye gjatë merkatos së janarit në Serie A, kampionat në të cilin u bë i njohur si lojtar dhe aty ka luajtur me Genoan, Lazion, Fiorentinën, Napolin, Udinesen dhe Veronën. 35-vjeçari është bërë sërish pjesë e Genoas dhe firmosi një kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën më të vjetër italiane.

“Luftëtari” i mesfushës ka dhënë një intervistë për Il Secolo XIX dhe krahasimi i koronavirusit me një luftë nuk i pëlqen aspak. “Lufta të bën të urresh dikë që të ka marrë një pjesë të familjes tënde”, e nis prononcimin futbollisti nga Mitrovica.

Lufta ka një ndjesi tjetër, ndërsa kurrë si tani nuk është bërë bashkë qenia njerëzore kundër të njëjtit ‘armik’. Duke thënë këtë, unë nuk shoh asnjë aspekt pozitiv. Kjo është një e keqe që nuk bën dallime, hera e parë që dikush është në të njëjtën gjendje, pas asnjë dallim me të tjerët”, deklaron Behrami. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!