Lufta, Johnson refuzon heqjen e vizave për ukrainasit

schedule14:24 - 9 Mars, 2022

schedule 14:24 - 9 Mars, 2022

Boris Johnson ka refuzuar heqjen e vizave për ukrainasit që po largohen nga agresioni rus, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet, shkruan The Guardian

Bashkimi Europian ka lejuar udhëtimin pa viza për ukrainasit, por kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar këmbënguli se ata kishin të drejtën për të kërkuar plotësimin e dokumenteve. Johnson tha se kontrollet e sigurisë ishin jetike për të parandaluar hyrjen e agjentëve rusë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ne e dimë se sa i paskrupull mund të jetë Putini në metodat e tij, nuk do të ishte e drejtë ta ekspozonim këtë vend ndaj rrezikut të panevojshëm të sigurisë dhe ne nuk do ta bëjmë këtë.

Ne do të tregohemi bujarë aq sa të mundemi por duhet të kemi kontrolle të vazhdueshme”.

Ndërkohë, sekretari i mbrojtjes Ben Wallace premtoi mjete shtesë ushtarake për forcat ukrainase, me furnizime të reja të raketave antitank dhe mundësinë e sistemeve kundërajrore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!