Pjesa më e madhe e Rafahut, si pjesa tjetër e Gazës, tani është thjeshtë rrënoja. Sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar vazhdimisht zonën, duke rrafshuar shtëpitë dhe duke vrarë mijëra palestinezë.
Civilët e zhvendosur në zonë në përpjekje për t’i shpëtuar sulmeve në Gaza, kanë deklaruar se janë të frikësuar se e jjejta gjë mund të ndodhë edhe në Rafah.
“Ne jemi të frikësuar nëse një pushtim ndodh në Rafah. Ku mund të shkojmë?”, tha Tamam al-Handy, një nënë e zhvendosur që tani kërkoi strehim në Rafah.
/abcnews.al