Sapo po dalin raportet se një grup paraushtarak aleat i Ukrainës ka kaluar kufirin në rajonin rus të Belgorodit dhe se luftimet janë duke u zhvilluar.
“Legjioni i Lirisë së Rusisë” thuhet se përbëhet nga rusë etnikë që kundërshtojnë regjimin e Vladimir Putinit dhe pushtimin e tij në Ukrainë.
Një deklaratë e postuar në llogarinë Telegram të deputetit ukrainas Yuriy Mysiagin thotë: “Për momentin, Legjioni “Liria e Rusisë” po kryen operacione sulmi në territorin e rajonit Belgorod të Federatës Ruse.
“Nuk ka ushtarë të lënduar apo të vdekur, puna po shkon sipas planit”.
Një postim i veçantë në një kanal Telegram që pretendohet se drejtohet nga legjioni shtoi: “Ne vazhdojmë të pastrojmë shtëpinë tonë nga pisllëku i Putinit”. /abcnews.al