Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta “godet” edhe Botërorin/ Pas Iranit edhe Iraku rrezikon pjesëmarrjen në finalet e Kupës së Botës

schedule12:33 - 5 Mars, 2026

schedule 12:33 - 5 Mars, 2026

Nuk ka qetësi për FIFA, e cila duhet të gjejë zgjidhje për disa shqetësime të mëdha kur mbeten më pak se 100 ditë nga nisja e topit të parë për finalet e “Botërorit 2026”.

Gjithçka lidhet me luftën që ka përfshirë të gjithë Gjirin Persik, duke ngritur shumë dyshime mbi zhvillimin e turneut më të rëndësishëm të futbollit botëror që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

I përfshirë drejtpërdrejt në konflikt, mundësitë që Irani të marrë pjesë në Kupën e Botës janë afër zeros.



Pritet një vendim përfundimtar nga FIFA, por ditët e fundit mediat ndërkombëtare e bëjnë të sigurtë mungesën e përfaqësueses iraniane, që kishte siguruar kualifikimin për në fazën finale të turneut.

Të njëjtin fat mund të ketë edhe Iraku.

Ky vend nuk është përfshirë drejtpërdrejt në luftë, por mund të jetë një dëm kolateral. Iraku duhet të luajë më 31 mars finalen e play off  ndërkontinental në Monterrey të Meksikës, por sipas federatës së tij mund të humbasë këtë takim nëse situata nuk ndryshon.

Që nga dita e parë e nisjes së sulmeve, hapësira ajrore irakene është mbyllur, duke e bërë të pamundur udhëtimin e kombëtares për ndeshjen historike.

Një tjetër problem që kërkon zgjidhje të shpejtë nga FIFA lidhet me “Finalissima”, sfida mes kampiones së botës, Argjentinës dhe asaj të Europës, Spanjës, në program në Doha të Katarit më 27 mars.

Për momentin kjo përballje duket e pamundur, pasi në vendet e Gjirit Persik janë anuluar të gjitha aktivitetet sportive.

Qeveria botërore e futbollit shpreson që situata të qetësohet, por sa më shumë që kalojnë ditët, aq më shumë rritet pesmizmi që kjo të ndodhë shpejt.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!