Lufta e UÇK-së bashkon Shqipëri-Kosovë-Maqedoni: Përpjekje për të njollosur vlerat shqiptare

schedule13:39 - 27 Nëntor, 2020

schedule 13:39 - 27 Nëntor, 2020

Zhvillimet më të fundit në Ksoovë ku janë ngritur aktakuza për disa zyrtare, ka bërë bashkë institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në deklaratën e përbashkët me 6 pika thuhet kategorizimi i UÇK-së si një ndërmarrje kriminale është një përpjekje për të njollosur vlerat kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës.

Sipas këtyre institucioneve, lufta çlirimtare e Kosovës përbën një nga vlerat me kulmore në të ardhmen e popullit të Kosovës.

Ato thonë kjo luftë kishte si në thelbin e saj programor shpëtimin e qenies etnike shqiptare nga shfarosja.

Ndër të tjera në këtë njoftim, theksohet se këto institucione kishin vendosur të organizonin sesionin shkencor me temën “Ushtria çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare” më 25 Nëntor 2020, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi është zhvendosur në një periudhë të dytë, kur të normalizohet situata./abcnews.al