“Lufta e Nuseve”, fituesit e episodit të fundit

schedule08:41 - 11 Mars, 2019

schedule 08:41 - 11 Mars, 2019

Nadja, Ganja dhe Sarah ishin tre nuset e përzgjedhura për të mbyllur këtë edicion të pestë të Lufta e Nuseve, në ekranin e Televizionit Klan. Tre dasma madhështore, tre nuse të bukura dhe tre histori dashurie që të mbeten në mend gjatë.

Në fund, fitues u shpallën Ganja dhe Genci. Pas një gare shumë të përafërt me pikë Ganja mori dy vlerësimet me 10 pikë nga Nadia dhe Sara.

Nadja me Kledin ishte çifti i biznesmenëve që hapi mbrëmjen.

Nadja vjen nga Italia ku emigroi qysh fëmijë. Prindërit e saj shpejt ndërtuan biznesin e tyre në Itali dhe i edukuan Nadias dashurinë për punën. Sot ajo është bashkëpronare, me të atin dhe të ëmën, e një restoranti mjaft të suksesshëm dhe fitmprurës. Ajo u shkollua për biznes që t’i shërbente sa më mirë prespektivës së biznesit të saj.

Kledi, bashkëshorti i Nadias, ka pothuaj të njëjtën histori suksesi. Edhe ai ndërtoi gjithçka nga e para në biznesin e ndërtimit dhe u bë një biznesmen shumë i suksesshëm. Mes tyre merr veç energji pozitive, gaz dhe tolerancë.

Megjithëse një dashuri e fortë i lidh, dy biznesmenët nuk i lenë gjerat pezull. Kontrata paramartesore nuk lë vend për debate.

Çifti i dytë ishte Ganja nga Ferizaji dhe Genci nga Korça.

Genci është një korçar që para se të dashuronte Ganjën kishte rënë në dashuri me Kosovë. Ai ngriti biznesin e tij atje, rrethohet gjithë kohën me miq të rinj madje, edhe dialekti i tij është një përzierje mes korçares dhe dialektit të Kosovës. Shpesh dëgjojmë prej tij fjalë si “hajgare”, “kallxo çka” etj etj tipike të Kosovës.

Ganja po kthehej nga puna kur ra në sytë e Gencit. Po kalonte diku afër punës së tij në Ferizaj dhe e la të shtangur. Genci këmbëngul “jo vetëm me bukurinë, por edhe me seriozitetin”. E spikati seriozitetin në ecje dhe qëndrim.“Sesi ecin këto të Kosovës”, thotë. Shumë u përpoq Genci për t’i gjetur identitetin vajzës që e la pamend. Kur e gjeti, nuk ngurroi, i shkroi përnatë në rrjete sociale.

Ganja nuk është nga ato që të kthen përgjigje tak-fap. Ajo u interesua kush është ky djalë që po i shkruante pa u dorëzuar dhe mori informata të sakta e fjalë shumë të mira nga miq të përbashkët. Një ditë iu përgjigj e kështu filloi gradualisht njohja e më vonë lidhja…

Dasma e tretë dhe e fundit ishte ajo e Sarës.

Sarah ishte nusja e fundit që u prezantua për këtë edicion të Lufta e Nuseve dhe e vetmja nuse e huaj. Ajo lindi në Reading-Angli dhe është fëmijë i vetëm në familje. U rrit si drita e syrit të prindërve të saj, e llastuar dhe e përkëdhelur sa mund të mendohet. Babai i saj shërbeu në ushtrinë britanike dhe për një periudhë kohe ishte në Kosovë, pas luftës atje. Ajo studioi në një kolegj për vajza për 12 vjet dhe pastaj ndoqi pasionin e saj, teatrin dhe artet.

Simoni u lind në fund të periudhës komuniste në fshatin Borje të Kukësit. Varfëria e detyroi familjen e tij të lëvizte nga Borja dhe të vendosej në rrethina të Tiranës, kur Simoni ishte 4-5 vjeç. Por, edhe këtu prespektiva dukej e zymtë prandaj Simoni vendosi të emigrojë. Disa kushërinj në Angli e orientuan për atje. Mes shumë aventurash e peripecish, në moshën 15-vjeçare, Simoni mbërriti në Angli. Atje ai punoi gjithçka mundi. Nga pjatalarës, kamarier e banakier deri sa vendosi të futej në ndërtim.

Puna është krenaria e tij, nuk ka kurrfarë droje të flasë dhe është frymëzues në mënyrën pasionante të tregimit. Një fundjavë, Simoni futet në një pub me shokët e tij për të kthyer ndonjë birrë. Aty sheh një grup vajzash që po festonin një ditëlindje… Ishte ditëlindja e Sarës!/tvklan.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!