Lufta e karteleve të drogës në Meksikë, gjendet 59 trupa të groposur

schedule20:07 - 29 Tetor, 2020

schedule 20:07 - 29 Tetor, 2020

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Meksika. Policia ka gjetur mbetjet e 59 trupave të groposur.

Dyshohet se trupat e gjetur të mërkurën, janë viktima të luftës së karteleve të drogës në vend.

Trupat u zbuluan në komunën Salvatierra të shtetit Guanajuato, ku niveli i vrasjeve është rritur mes një lufte të ndezur midis karteleve rivalë të drogës.

Të paktën 10 nga trupat ishin femra, teksa mes tyre kishte edhe shumë adoleshentë e të rinj, raporton CNN, përcjell abcnews.al

Alarmi i ngritur nga të afërmit e personave të zhdukur çoi në zbulimin më të madh të varreve klandestine në Guanajuato, ka njoftuar shefja e Komisionit të Kërkimeve në Meksikë.

Guanajuato regjistroi 2,250 vrasje midis muajve janar dhe gusht të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, një rritje me më shumë se 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!