Lufta, ambasadorja amerikane takohet me zyrtarët ukrainas të drejtësisë

schedule13:14 - 5 Gusht, 2023

schedule 13:14 - 5 Gusht, 2023

Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë Bridget Brink së fundmi është takuar me disa anëtarë të gjyqësorit ukrainas.

Lajmi është bërë i ditur nga vete ambasadorja përmes një postimi në Twitter.

Ajo tha se kishte dëgjuar për planet që Këshilli i Lartë i Drejtësisë i vendit ka për të rekrutuar gjyqtarë të rinj për të rifilluar procedurat gjyqësore atje.

Sipas saj një sistem drejtësie funksional do të jetë një pjesë kyçe e rindërtimit të Ukrainës pas luftës, e cila nga ana tjetër do të ndihmojë organet si BE dhe NATO ta konsiderojnë atë për anëtarësim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!