Luciano Spalletti, trajneri i Napolit, është shpallur si tekniku më i mirë për sezonin 2022/2023.
Ai me Napolin e tij bëri magjinë duke fituar Scudetton e munguar prej shumë vitesh të klubit të kaltër.
Një performancë e jashtëzakonshme e skuadrës së tij këtë sezon, ku bënë mjaft mirë edhe në Champions League. Një skuadër që prej muajsh ishte e pamposhtur.
Spalletti tashmë nuk do të jetë më trajneri i Napolit pasi kështu ka deklaruar, por padyshim që ai e meritoi këtë çmim prestigjoz nga liga italiane./h.ll/abcnews.al