Deputeti demokrat në zonën e Elbasanit Luçiano Boçi është shfaqur ditën e sotme në “Foltoren” e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në takimin e demokratëve në teatrin “Skampa”, është parë edhe deputeti Flamur Noka si dhe ish-deputeti Klevis Balliu.
Prej disa javësh Berisha po vijon takimet në çdo qytet me qytetarët, pasi është kundër vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, pasi SHBA e shpalli non-grata. /Abcnews.al