Lucescu i bindur: Pirlos i duhet kohë, Juventusi është ndërtuar për të fituar

schedule14:57 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 14:57 - 1 Dhjetor, 2020

Trajneri i Dinamo Kiev, Mircea Lucescu, doli pak minuta më parë në konferencën e zakonshme për shtyp para duelit me Juventusin në Champions League. 75-vjeçari do të ketë kundër dhe një herë kundër ish-nxënësin e tij, Andrea Pirlon, të cilin e mbështet dhe deklaron se atij i duhet vetëm pak më shumë kohë për të treguar vlerat dhe në pankinë.

“Në ndeshjen e parë, Juventusi më dha një përshtypje të mirë. Ndeshja ishte e fortë, por ishin individët ata që bënë diferencën dhe ne humbëm 2-0. Një ekip i madh si Juventus ka dy ekipe brenda ekipit. Kjo është arsyeja se pse i paralajmërova lojtarët e mi, pasi edhe nëse kalojnë në raundin tjetër, ata do të jenë të njëjtët si gjithmonë. Ekipe si Juve apo Barcelona janë ndërtuar për të fituar, sidomos në Champions League”, deklaron rumuni.

 

“Pirlo? Jepini kohë. Në Itali flitet shumë dhe trajneri bëhet gjithmonë kurban. Andrea është një trajner i ri dhe duhet të menaxhojë një ekip me yje dhe për këtë arsye ka një situatë jo të lehtë. Jam i bindur se talenti dhe vizioni që ai kishte në fushë si lojtar do të dalin dhe në stol. Sipas mendimit tim, Pirlo ka një të ardhme të shkëlqyer si trajner. Mund të them se deri më tani ata kanë qenë të pafat”, përfundon Lucescu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!