Lucescu hyn në histori, vendosi rekordin e veçantë në Champions

schedule16:17 - 22 Tetor, 2020

schedule 16:17 - 22 Tetor, 2020

Ditën e martë në Champions League u vendos një tjetër rekord. Bëhet fjalë për trajnerin më të vjetër që ka drejtuar një ndeshje në kompeticionin europian dhe tashmë ky rekord mbahet nga Mircea Lucescu.

Trajneri i Dynamo Kiev drejtoi ekipin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër Juventusit, duke hyrë kështu në histori. Rumuni ishte 75 vjeç e 84 ditë në ditën e ndeshjes.

Lucescu mposhti kështu rekordin e ish-trajneri të Bayern Mynich, Jupp Heynckes. Gjermani drejtoi bavarezët në 1 maj të vitit 2018, vetëm tetë ditë para ditëlindjes së tij të 73-të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!