Lucca: Ibra është më i fortë, por zgjedh Juven

schedule13:07 - 16 Tetor, 2021

schedule 13:07 - 16 Tetor, 2021

Lorenzo Lucca është një nga futbollistët me të mirë në Seria B. Ka arritur të shënojë 6 gola  në këtë sezon duke u bërë kështu edhe golashënuesi i kësaj kategorie. Locca aktivizohet edhe me Italinë Under21, ku arriti të shënojë edhe gol kundër Suedisë.

Në një intervistë për “Sport week”, është shprehur se ndjek shumë lëvizjet e Ibrahimoviç edhe pse si skuadër zgjedh Juventusin.

“Për mua Ibrahimovic është sulmuesi më I fortë, shpesh studioj lëvizjet e tij dhe un përpiqem ta imitojë. Unë gjithmonë pres shumë nga vetja në çdo ndeshje, qëllimi im është të shënoj shumë gola. Un zgjedh Juven si skuadwr tw kompletuar”, do të shprehej 21- vjeçari.

Luça është krahasuar vazhdimisht më disa nga emrat më të njohur të Seria A, ku është përfolur edhe për një thirrje nga kombëtarja e madhe italiane e drejtuar nga Roberto Mancini.

“Unë kurrë nuk lexoj gazeta, shikoj fotografitë. Unë as nuk i kisha lexuar fjalët e Mancinit, një mbrëmje agjenti im, Imborgia më thërret, duke më thënë që të mos i lexoja këto lajme  sepse ato nuk janë të vërteta. Kjo do të thoshte se trajneri po më mban nën kontroll, por tani për tani ai nuk do të më kishte thirrur në ekipin kombëtar”, nënvizoi gjithashtu sulmuesi 21-vjeçar. /abcnews.al