Luanin me top brenda në kala, 4 të mitur përfundojnë në policinë e Lezhës

schedule10:24 - 21 Shkurt, 2022

schedule 10:24 - 21 Shkurt, 2022

Katër të mitur janë autoret që dhunuan muret e kalasë së Lezhës dy ditë më parë. Burime prane policisë së Lezhës për gazetarin Gjergji Figuri bëjnë me dije se të miturit e përdornin oborrin e kalasë për të luajtur me top.

Ndërsa së fundmi, roja i kalasë nuk i ka lejuar që të futen pa prerë biletat. Katër të miturit nga mosha 13 deri në 15 vjeç, kanë gjuajtur rastin kur në zyrën e informacionit nuk ndodhej njeri, dhe kane shtyre shkëmbinjtë nga muret e kalasë duke i hedhur. Të miturit janë marrë në pyetje në komisariatin e policisë së Lezhës në prani të psikologut dhe më pas janë lënë të lirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!