Nga viti 1897 deri në vitin 1903 Juventusi vishej me këmisha ngjyrë rozë me një kravatë të zezë si të ishin kamerierë. Këto uniforma ishin një problem. Përveçse nuk lejonin lëvizshmërinë e kërkuar nga lojtarët, nuk ishin material i mirë dhe kur laheshin i dilte boja e hynin në ujë. Një nga anëtarët e bardhezinjve, Savage kishte një mik në klubin anglez të Nots County.
Ai i kërkoi atyre tu siguronin disa uniforma cilësore dhe elastike për djemtë e ekipit të tij sepse nuk kishin mundësi financiare për t’i blerë vetë. Klubi nga Nottinghami e pranon kërkesën. I paketoi bluzat e i nisi drejt Torinos. Fanellat ishin me ngjyrat bardhezi dhe që atëherë Juve luan me ato ngjyra.
Kështu, ngjyrat e zgjedhura nga skuadra torineze nuk janë aspak diçka simbolike, por nga rozë në bardhezi u kthye prej mungesës së financave për të pasur një uniformë unike. Ngjyra që ndoshta i kanë dhënë fat, për faktin se që atëherë skuadra e Juventusit pësoi një ngjitje lineare. Dhe ç’është më interesante, ekipi i Nots Counti sezonin e kaluar ishte pranë falimentit sa nuk kishte mundësi të siguronte bazën materiale, përfshirë edhe uniformat.
Ata i dërguan një letër Juventusit, që t’i ndihmonte të siguronin bazën materiale. Përgjigja e Juventusit ishte pozitive, por Nots Kaunti nuk arriti t’i merrte uniformat për shkak të çështjeve komerciale, por kjo shërbeu që “Puma” të firmoste vazhdimin e bashkëpunimit me skuadrën angleze të League One. /abcnews.al