“Luanim futboll mes plumbave! Rusia? Një ditë pothuajse ngriva në fushë”

schedule16:33 - 27 Nëntor, 2019

schedule 16:33 - 27 Nëntor, 2019

Wilmar Barrios la Boca Juniors në shkurt të këtij viti dhe u transferua te Zenit Petersburg. Mesfushori kolumbian ka pasur një fëmijëri të vështirë, pothuajse si pjesa më e madhe e lojtarëve latinë. 26-vjeçari rrëfen për championat.com momentet e tmerrit në vendlindje dhe të ftohtin e acartë në Rusi.

Teksa luante futboll me shokët e tij në rrugë, diku më tej niste lufta mes bandave dhe duhet të vrapojë për t’i shpëtuar plumbave. Për fat ia doli të mbijetojë, teksa zbulon edhe një situatë të vështirë të kaluar me ekipin e Zenitit në ndeshjen kundër Rubin Kazan.

Kur ishim fëmijë luanim në rrugë, por kishte momente kur aty luftonin bandat me njëra-tjetrën. Kishte të shtëna. Ne ndodheshim aty dhe nuk shqetësonim askënd. Thjesht luanim futboll, por në një moment të caktuar duhet të ruaje kokën mos të kapte ndonjë plumb.

Walmir Barrios

Janë situata kur mendon vetëm t’ia fusësh vrapit dhe shpresoje të gjejë hapur derën e ndonjë shtëpie. Frikë e madhe por për fat ia kam dalë të mbijetoj. Ky ishte vendi im, Kolumbia.

Rusia? Mbaj mend një ndeshje kundër Rubin Kazan. Ishte një i ftohtë i tmerrshëm, më i keqi që kam ndjerë ndonjëherë. Në pjesën e parë nuk arrija të lëvizja në fushë. Të jem i sinqertë, po mendoja të mos zbrisja në fushë në pjesën e dytë. Shokët filluan të talleshin me mua, por kam një raport fantastik me ta. Bëjmë shumë gallatë në lidhje me acarin rus. Shakatë të ndihmojnë për të kaluar situata të tilla“, përfundon lojtari i kombëtares kolumbiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!