Luanët vrasin punëtoren në parkun e kafshëve të egra në Krime

schedule15:31 - 17 Tetor, 2024

schedule 15:31 - 17 Tetor, 2024

Një punëtore në parkun Taygan Safari në Krime u vra nga luanët pasi hyri në kafazin e tyre për t’i pastruar. Në kafaz ishin tre luanë, por punëtorja nuk e mbylli derën e brendshme që i ndante nga ata.

Autoritetet kanë nisur një hetim penal për neglizhencë të mundshme, por ende nuk kanë përcaktuar nëse fajtori është punonjësja apo menaxhmenti i parkut.

Pronari i Taigan, Oleg Zubkov, e identifikoi viktimën si roja kryesore e parkut, Leokadia Perevalova. Ai tha se Perevalova ishte “shpirti i parkut” që punoi atje për 17 vjet. “Fatkeqësisht, kur mbërrita, nuk mund të bëja asgjë për të ndihmuar”.

Luanët janë grabitqarë të lartë dhe nuk i falin gabimet”, theksoi Zubkov dhe shtoi se asnjë nga punonjësit e tjerë nuk ka qenë i pranishëm në momentin e sulmit.

Parku Taigan ndodhet në Belogorsk, rreth 35 kilometra në lindje të Simferopol, kryeqyteti i Krimesë. Ka rreth 60 luanë në një sipërfaqe prej më shumë se 30 hektarësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!