Dy luanë në kopshtin zoologjik të Zagrebit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 që e kanë marrë nga rojtari i tyre.
Këto janë rastet e para të konfirmuara të sëmundjes në kafshët e kopshtit zoologjik në Kroaci, tha një deklaratë e ministrisë së Bujqësisë.
Testet laboratorike në mostrat e marra nga dy kafshët pasi ato kishin shfaqur simptoma të sëmundjes konfirmuan se ata kishin COVID-19, tha ai.
Luanët, të cilët po i nënshtrohen trajtimit mjekësor, e kapën infeksionin nga kujdestari i tyre, i cili gjithashtu u testua më pas dhe rezultoi pozitiv, tha kreu i kopshtit zoologjik Damir Skok.
“Punonjësi i kopshtit zoologjik si dhe (luanët) Leo dhe Ayana janë mirë. Ata teshtijnë dhe kolliten herë pas here” dhe po shërohen”, tha ai për mediat lokale.
“Vizitorët e kopshtit zoologjik nuk mund të infektohen me koronavirusin nga luanët pasi mbahen pas një gardh xhami”, shtoi ai.
Kafshët e tjera për të cilat kujdesej mbajtësi u testuan gjithashtu për COVID-19 dhe rezultatet e testeve dalin së shpejti./abcnews.al