Luan Rama nuk mjafton, thuajse i mbyllur numërimi në Vlorë, LSI nuk merr mandat

schedule04:38 - 27 Prill, 2021

schedule 04:38 - 27 Prill, 2021

Thuajse ka përfunduar numërimi në qarkun e Vlorë, në të cilin kryeson bindshëm Partia Socialiste.

KQZ bën me dije se në Vlorë ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar nga 445 dhe deri më tani rezultati është si më poshtë:

Partia Socialiste – 58 845 vota, 57.89 për qind

Partia Demokratike – 32 067, 31.55 për qind

LSI – 6 184, 6.08 Për qind.

PS ka marrë praktikisht 8 mandate në Vlorë, ndërsa PD, 4 mandate. Vlen të theksohet fakti se LSI nuk ka nxjerrë asnjë mandate nga ky qark edhe pse kishte pritshmëri të mëdha duke vendosur në krye të listës Luan Ramën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!