Politikani i njohur Luan Rama deklaroi sonte se në Shqipëri nuk ka patur dhe nuk ka liderë. I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC News, Luan Rama theksoi se në nuk kemi pasur dhe nuk kemi udhëheqës, por kemi udhëmbyllës.
Mes të tjerash politikani sqaroi se ka ardhur që ky model të marrë fund. Ai bëri thirrje që qytetarët të gjejnë të kërkojnë dhe të vënë në ballë udhëheqësin e tyre.
“Për fat të keq modeli i të ashtuquajturve lider në realitetin shqiptar është një model i dështuar. Është modeli i anti-liderit. Nga kjo pikëpamje unë nuk do të hezitoja që të thosha se fataliteti ynë lidhet me faktin që në nuk kemi patur dhe nuk kemi udhëheqës, por kemi udhëmbyllës. Duhet të marr fund kjo kohë. Duhet që të marrë fund ky model. Që të marr fund ky model duhet që shoqëria që qytetarët të gjejnë të kërkojnë dhe të vënë në ballë udhëheqësin e tyre. Është koha për udhëheqës dhe jo për udhëmbyllës”, deklaroi mes të tjerash Luana Rama në emisionin “Refleksione”. /abcnews.al/