Politikani i njohur Luan Rama deklaroi sonte se ata që merren me politike duhen parë në dy aspekte. Politikani me eksperiencë thotë se të merresh me politike duhet parë në dy drejtime, si sakrificë por edhe kahu tjetër që është sundimi.
I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC News, Luan Rama theksoi se të merresh me politikë në Shqipëri do të thotë që të sakrifikosh. Politikani sqaron se duhet të sakrifikosh nga vetja, nga familja, të sakrifikosh kohën personale për të tjerët.
Por nga ana tjetër Luan Rama shpjegon se të merresh me politikë do të thotë të sundosh të kesh pushtet të pamerituar, që këtë pushtet ta përdorësh për të fituar në mënyrë të padrejtë.
“Të merresh me politikë në Shqipëri do të thotë në një aspekt apo në një plan që edhe të sakrifikosh. Të sakrifikosh nga vetja, nga familja, të sakrifikosh kohën tënde sepse shpeshherë produkti që ajo sjell është shterp është bosh. Ashtu si kundër të merresh me politikë, për një kategori tjetër është të sundosh të kesh pushtet të pamerituar, që këtë pushtet ta përdorësh për të fituar në mënyrë të padrejtë“, deklaroi mes të tjerash Luana Rama në emisionin “Refleksione”. /abcnews.al/