Luan Rama në “Refleksione”: Shqipëria nuk është ende një vend demokratik

schedule20:40 - 18 Mars, 2021

schedule 20:40 - 18 Mars, 2021

Politikani Luan Rama deklaroi sonte se edhe 30 vite pas rrëzimit të sistemit totalitar, Shqipëria nuk është ende një vend demokratik. I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, Luan Rama theksoi se shqiptarët shpresuan që të kishin në dorë pushtetin e votës së tyre, por asnjëherë nuk e kanë pasur këtë mundësi.

“Pas përmbysjes së regjimit totalitar dhe vendosjes kinse të demokracisë ne ende nuk kemi mbërritur që të jemi një shtet demokratik, një vend demokratik që qeveriset nga një sistem demokratik institucionesh ku të jetë mëshiruar ajo që është në themelin e demokracisë, pra vullneti i qytetarit, vullneti i popullit.

E vullneti i popullit ka një institucion ku shprehet dhe materializohet dhe prej ku nga legjitimohen të gjitha institucionet e tjera që është vota. Vota e lirë e qytetarit. Paradoksalisht shqiptarët që nën ndryshimin e sistemeve shpresuan që të kishin në dorë pushtetin e votës së tyre. Që ata të vendosnin vetë. Por për fat të keq populli asnjëherë nuk e pa pasur pushtetin në duart e tyre“, deklaroi mes të tjerash Luana Rama në emisionin “Refleksione”./ Abcnews.al