Luan Përzhita për shkrirjen e institucioneve: Propozim anti-ligjor

schedule19:23 - 7 Tetor, 2021

schedule 19:23 - 7 Tetor, 2021

Nga Leontina Nikaj

Pas shkresës zyrtare të Akademisë së Shkencave që i  propozon  Këshillit të Ministrave projektvendimin  e kalimit të instituteve të Akademisë së Studimeve Albanologjike në varësinë e saj vjen edhe reagimi i rektorit të dekretuar  një muaj më parë Luan Përzhitës, i cili thotë se nuk është mandatuar që ta shkrijë këtë institucion, por ta çojë atë para.

Nga ana tjetër, ai shton se Akademia nuk e ka diskutuar këtë çështje më parë me drejtuesit .

“Senati pas mbledhjes së tij, ka votuar në unanimitet kundër propozimit të Akademisë, duke e cilësuar projekt-propozimin anti ligjor”, shprehet ai.

Institutin e Historisë, Gjuhësisë dhe Letërsisë, Institutit të Arkeologjisë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Arteve operojnë të pavarur nga Akademia që prej reformës së vitit 2007 .

Por nga ana tjetër projekt propozim  sipas Akademisë së Shkencave përfshinë fazën e 2 të reformimit dhe duhet të përfundojë brenda 31 dhjetorit, me qëllim që organizimi të fillojë me buxhetin e ri, i cili do varet prej saj. Project propozimi ka marrë  votat e 47 anëtarëve, të Asamblesë nga 51  pjesëmarrës në votim./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!