Ditën e enjte në orën 18:00 në “Air Albania” do të luhet derbi mes Partizanit dhe Dinamos, sfidë kjo e vlefshme për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë.
Kjo përballje premton të jetë e luftuar për shkak se ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1. Demat kanë kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve për këtë duel, për të kaluar në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Drejtuesit e kuq kanë nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë përballje dhe kanë bërë të ditur edhe çmimin e tyre.
“FK Partizani njofton se për takimin e kthimit Partizani – Dinamo i vlefshëm për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë:
Biletat në Tribunat Qëndrore:
Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)
Sektorët: W101, W102, 103, W105, W106, W107 do të kushtojnë 2 000 Lek (të reja)
Biletat në Tribunën përballë:
Sektorët: E102, E103, E104, E105, E106, E107, E108, do të kushtojnë 500 Lek (të reja)
Biletat në tribunat pas porte:
Sektorët: Nga N101 deri N106 do të kushtojnë 300 Lek (të reja)
Sektorët: Nga V101 deri V103 do të kushtojnë 300 Lek (të reja)
Sektorët e rezervuar për tifozerinë e Dinamos do të jenë: W105, W106, W107, V101, V102, V103
Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga e marta dhe në vazhdim çdo ditë ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin ‘Selman Stërmasi'”, shkruan Klubi.
/f.a/abcnews.al