Luajti në të njëjtën orkestër për 71 vite, instrumentistja fiton rekordin Guinness

schedule10:20 - 30 Nëntor, 2022

schedule 10:20 - 30 Nëntor, 2022

Një instrumentiste 86-vjeçare në Angli u nderua me një rekord botëror Guinness pasi luajti me të njëjtën orkestër për më shumë se 71 vjet.

Organizata e mbajtjes së rekordeve konfirmoi se Ann Miller ishte mbajtësja e re e rekordit për karrierën më të gjatë si lojtare për të njëjtën orkestër pasi luajti violë për Redhill Sinfonia në Surrey për 71 vjet e 194 ditë.

Miller, e cila është ende aktiv me grupin, fillimisht luajti me Redhill Sinfonia në moshën 14-vjeçare dhe tani ka qenë me organizatën për 73 sezone.

Ajo e mori rekordin nga basistja Jane Little, e cila kaloi 71 vjet duke luajtur për Orkestrën Simfonike të Atlantës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!