“La furia roja” mundi me rezultatin e pastër, 2 me 0, Skocinë, nër përballjen e mbrëmjes të së enjtes, të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, duke hedhur kështu një “hap” të tej, drejt fazës finale të këtij kompeticioni.
Pas përfundimit të ndeshjes, një koment të shkurtër mbi fitoren ndaj rivalëve skocezë e bëri dhe tekniku i Kombëtares “iberike”, Luis de la Fuente, i cili u shpreh se fitorja ishte mëse e merituar, sidimos pas lojës intensive të skuadrës së tij, në pjesën e parë të sfidës.
“Ne luajtëm shumë intensivisht në pjesën e parë, por duhej të bënim rregullime për të përfituar nga hapësirat që filluam të krijonim. Fitorja ishte një shpërblim jo vetëm për golin dhe asistimin e dy zëvendësuesve, Sancet e Navas, por edhe për përpjekjet e të gjithë ekipit”,- tha “numri 1” i pankinës së “iberikëve”. /i.m /abcnews.al