“Luaja me Interin, për pak u tërhoqa nga futbolli”, Cannavaro zbulon sekretin

schedule15:19 - 15 Prill, 2021

schedule 15:19 - 15 Prill, 2021

Fabio Cannavaro është mbrojtësi dhe italiani i fundit që ka fituar një “Top të Artë”. Gjatë karrierës së tij ka luajtur me klube si Juventus, Real Madrid, Inter, Parma dhe Napoli. Vitet 2002-2004 i kaloi tek Interi, një ndër të paktat aventura ku nuk la shenjë.

Ish-mbrojtësi i njohur, i cili drejton kinezët e Guangzhou Evergrande prej vitit 2017, u lodh dhe stresua aq shumë nga një dëmtim që pësoi, sa mendoi edhe vendimin më drastik: tërheqjen nga futbolli.

Për fat të mirë, Cannavaro ndryshoi mendje shpejt dhe bëri shumë mirë, pasi në vitin 2006 udhëhoqi si kapiten Italinë drejt fitimit të Botërorit të zhvilluar në Gjermani, ndërsa ia doli që atë vit të paharrueshëm të fitonte edhe “Topin e Artë”.

Isha pjesë e Interit dhe kisha pësuar një frakturë në këmbë. Vuajta shumë për një vit e gjysmë, ky është shkaku pse më kaloi ndërmend ideja për t’u tërhequr nga futbolli. Një mendim që për fat të mirë e lashë pas krahëve“, kujton Cannavaro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!