“Luaj hokej nëse blini bileta”, Podolskit i duhet të mbajë premtimin

schedule14:17 - 19 Nëntor, 2020

schedule 14:17 - 19 Nëntor, 2020

Lukas Podolski tashmë është në vitet e fundit të karrierës së tij si futbollist dhe pas varjes së këpucëve në gozhdë, ai pritet të veshë patina skijimi.

Në Gjermani kriza ka goditur rëndë edhe sportin e hokejit dhe 35-vjeçari ka vendosur t’i vijë në ndihmë një prej klubeve të preferuara të tij. Kolner Haie ishte shumë pranë falimentit dhe për të shpëtuar nga kriza klubi punoi për të shitur sa më shumë bileta online.

 

Qëllimi ishte sigurimi i financave të duhura për shmangur falimentin dhe në fund gjithçka u arrit. Haie shiti plot 100 mijë bileta virtuale dhe një arsye e madhe e shitjes së kaq shumë biletave ishte edhe Podolski.

Sulmuesi i Antalyaspor në Turqi kishte premtuar se do i bashkohej Haie nëse mblidheshin 100 mijë biletat. Tashmë që gjithçka u arrit, do duhet që Podolski të bëhet pjesë e klubit nga Këlni.  Mbetet të shihet nëse sulmuesi e mban premtimin, teksa kontrata e tij me Antalyaspor përfundon në verën e vitit të ardhshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!