“LSI për skrap”, Rama zbuloi paktin me Bashën, Kryemadhi: Reaksion kimik, do të çojmë në azil

schedule13:25 - 2 Shkurt, 2021

schedule 13:25 - 2 Shkurt, 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka ironizuar deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama se bashkë me Bashën do e çonin LSI-në për skrap. Kryemadhi i cilësoi këto deklarata reaksion kimik teksa tha se LSI do ta çojë Ramën në azil se i vjen keq për të.

“A kemi ndonjë ide ne nga ky kryeministër,. Po  e rrudh dhe po e plak dhe po e zvogëlon këtë popull. A kemi një ide se si do t’i japë zgjidhje problemeve që kanë shqiptarët. Ne e duam vendin tonë dhe do t’i shërbejmë atij. Planet e Edi Ramës në ikje kanë marrë fund dhe janë si ato reaksionet kimike. Ne jemi aq bazë e konsoliduar me përqindje të lartë.

Ka vetëm gënjeshtra nga Edi Rama. Tani nuk dimë më. Duhet t’i japim fund gënjeshtrave të tij dhe atyre që duan të ngrenë pasurinë në kurriz të shqiptarëve. Jo për skrap, ne do ta çojmë në azil se na vjen keq. Do të kujdesemi. Edhe unë doktoreshë jam”, tha Kryemadhi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!