LSI për ligjin e mbetjeve

schedule13:48 - 20 Shtator, 2017

schedule 13:48 - 20 Shtator, 2017

Lidhur me debatin për ligjin e mbetjeve reagoi Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili. Ky i fundit, edhe pse debatin e mbajtur jashtë rendit të ditës së mbledhjes së komisionit e quan nul, në konferencë me gazetarë artikuloi qëndrimin përfundimtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pasi citoi rregulloren e Kuvendit për të zhdukur çdo hije përgjegjësie të menduar mbi shpatullat e, sot presidentit të republikës Ilir Meta, dje kryetar i Kuvendit dhe Lëvizjes Socialsite për Integrim, Petrit Vasili nisi komentin politik për këtë çështje.
I pyetur se kur ndryshoi mendim forca politike ku ai bën pjesë, lidhur me ligjin të cilin jo vetëm e votuan në komision dhe parlament, por e ndryshuan përmes një amendamenti të propozuar nga LSI, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili përgjigjet kështu.
Sa i përket kërkesës së Partisë Demokratike për një referendum popullor për këtë çështje, Petrit Vasili minimalisht bie dakort në parim kur e sheh referendumin si shterues për këtë çështje. Nuk përjashton edhe mundësinë e zgjimit të ndërgjegjes së kryetarit të komisionit të Veprimtarisë për t’i dhënë fund kësaj historie, apo edhe vetë kryetarit të Kuvendit.

https://youtu.be/PVyySCpUEY8

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!