Lëvizja Socialiste për Integrim me anë të një reagimi për mediat ka hedhur akuza se policia e Shtetit po ndalon aktivistë dhe simpatizantë të saj, madje sipas tyre duke u bërë kontrolle dhe presione me qëllim që t’i frikësojnë dhe intimidojnë.
Ka qenë koordinatori i LSI në qarkun e Shkodrës, Edmond Ndou ai i cili ka bërë denoncimin duke i bërë thirrje policisë të ndalin këtë aksion të paprecedentë. Sipas tij strukturat që abuzojnë me uniformat e shtetit do të largohen bashkë me qeverinë pas 25 prillit si dhe do të përballen me pasojat ligjore.
Reagimi i Edmond Ndout:
“Jemi sot ne kete deklarate per denuar me force dhe per denoncuar veprimet antiligjore te policise se shtetit, e cila po kryen ndalime te aktivisteve dhe simpatizanteve te lsi. kontrolle dhe presione ne rruge e forma nga me te shemtuarat dhe jo ligjore qe kane nje qellim te vetem, te frikesojne dhe intimidojne strukturat tona. I bej thirrje policise shkoder dhe drejtuesve te saj ne te gjitha bashkite e qarkut te ndalin kete aksion te paprecedent sepse do te pergjigjen perpara ligjit. askush nuk e frikeson dhe ndal lsi perballe fitores se madhe te 25 prillit, ku edhe keta struktura qe abuzojne me uniformen e shtetit do te largohen bashke me kete qeveri, e do te perballen me pasojat e parashikuara ne ligj. Sot do te duhej te ishte heshtje zgjedhore dhe gjithcka te shkonte e qete ne funksion te 25 prillit, por provokatoret dhe te frikesuarit nga humbja po levizin edhe guret e fundit duke abuzuar me pushtetin me qellim qe ta ndalin kete. Asgje nuk i shpeton, fitorja e lsi dhe opozites tashme eshte shume prane, pak ore na ndajne nga vershimi i qytetareve drejt kutive te votimit per ndryshimin.” E.L/abcnews.al/