Të parët që lanë pas shijet festive për t’ju rikthyer politikës, ishin LSI-stët.
Kryemadhi nuk humbi kohë për të bërë një thirrje politike në emër të dekadës së re, që ka vetëm 4 ditë që ka nisur.
Kryetarja e LSI-së akuzoi qeverinë se ka dështuar në rimëkëmbjen ekonomike.
Kryemadhi, ngjashëm me Bashën, u shpreh se nëse paratë ikin nga koncesionet tek përballimi i kostove të tërmeteve, nuk do të kishte familje që jetojnë ende në cadra.
Kryemadhi shpërndau disa karta të reja anëtarësie./abcnews.al