Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon pamjet filmike të kamerave të qendrave të votimit në rang vendi.
LSI i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkon kopjen e materialit filmik të 5199 pajisjeve në të gjithë vendin.
Gjatë një konferencë për shtyp, kryetarja Monika Kryemadhi teksa shprehu zhgënjimin për humbjen e LSI, theksoi se procesi zgjedhor ishte i manipuluar, ndërsa shtoi se fakte të reja do të bëhen të ditura në ditët në vijim.
Lexo edhe: Kryemadhi: Gabuam strategji kur lamë mandatet dhe ikëm nga zgjedhjet, i kërkoj falje Ilir Metës
Po ashtu Kryemadhi pranoi se opozita gaboi me strategjinë për të djegur mandatet dhe mospërfshirjen në zgjedhjet lokale. g.v/abcnews.al


