LSI dorëzon dy ankime të tjera ne KQZ, kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për qarkun e Beratit

schedule12:31 - 9 Maj, 2021

schedule 12:31 - 9 Maj, 2021

Lëvizja Socialiste për Integrim, këtë të dielë ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e  Beratit.

Drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV  dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Në këtë qark Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat ndërsa partia Socialiste ka marrë 5 mandate. Sipas LSI diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë theksojnë se ka shkelje dhe manipulim.

“Nisur nga rezultati i shpallur nga KQZ, për ndarjen e mandateve për qarkun e Beratit, rezulton se LSI ka 77 vota më pak se i 5-të i subjektit të PD. Pra nëse subjekti LSI, i shtohen 80 votat e hequra padrejtësisht , në total rezultati i këtij subjekti është 8474  vota. MNë rast se do të zbatojmë formulën për ndarjen e mandateve sipas neit 162 të Kodit Zgjedhor, për subjektin zgjedhor PS, rezulton se herësi i 5-të për këtë subjekt është me 8471 vota. Pra siç shihet qartë numri i votave të Subjektit LSI, është më i madh se herësi i 5-të i subjektit PS, rrjedhimisht PS duhet që të përfitojë 4 mandate, PD 2 dhe LSI një mandat”, thuhet në kërkesën e LSI për ankimim.

Ndërkohë më herët LSI ka ankimuar kërkesën dhe ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Gjirokastrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!