LSI dërgon në Kolegj Zgjedhor vendimin e KAS për Qarkun e Beratin

schedule15:54 - 26 Maj, 2021

schedule 15:54 - 26 Maj, 2021

“Kundër vendimit nr. 88 të datës 21.05.2021 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me anën e të cilit është vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr. 339 të datës 04.05.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe miratimin e tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zgjedhjeve të zonës zgjedhore qarku Berat sipas rezultatit të dalë nga rinumërimi i 114 kutive të votimit për votat e subjekteve zgjedhore dhe 2 kutive të votimit për votat e kandidatëve, të kërkuara nga subjekti LSI në kërkesën ankimore nr. 34

Rrëzimin e kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit të zgjedhjeve në qendrat e votimit nr. 3445, nr. 3431 dhe nr. 3318 të qarkut Berat për shkak se konsiderohet “gjë e gjykuar” në kërkesën ankimore nr. 35 të subjektit ankimues LSI për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit”, thuhet në padi./ mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!