LSI ankimon në KQZ rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Korçë dhe Vlorë

schedule13:18 - 10 Maj, 2021

schedule 13:18 - 10 Maj, 2021

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar dy ankimime të reja në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.  LSI ka ankimuar sot rezultatin e zgjedhjeve për qarkun Korçë dhe Vlorë.

ë kërkesën e saj LSI pretendon shkelje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinën 14-ditore disa ditë para zgjedhjeve për qytetarët që futen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

“Statistikat e pjesëmarrjes, referuar faqes zyrtare on line të KQ, janë tregues mjaft i qartë se përse Urdhëri i Ministrit të Shëndetësisë  më datë 19.04.2021, ka pasur qëllim të godasë politikisht drejtpëdrejt subjektin zgjedhor Lëvizja Socialiste për Integrim,” theksohet në dokumentin për Vlorën.

LSI kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet për këtë qark. LSI kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet për këtë qark. Të njëjtat pretendime LSI ka edhe për qarkun e Korçës dhe kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Ndërkaq, LSI ka ankimuar më herët edhe rezultatin për qarqet, Durrës, Berat dhe Gjirokastër. g.v/abcnews.al

Vijon…