“Low ndryshoi futbollin gjerman”, Nagelsmann: Liverpool favorit, Klopp super

schedule17:38 - 9 Mars, 2021

schedule 17:38 - 9 Mars, 2021

Joachim Low do të largohet nga drejtimi i Gjermanisë pas përfundimit të Euro 2021. 61-vjeçari bëri sot publik vendimin e tij dhe Julian Nagelsmann e nis me një koment për trajnerin që drejton katër herë kampionët e botës prej vitit 2006 konferencën për shtypin përpara takimit me Liverpool në Champions.

Një lajm i trishtë, edhe pse vijon të jetë në detyrë. Joachim ka pasur një ndikim të madh në futbollin gjerman, shënoi një epokë fituese dhe që përmirësoi futbollin tonë. Ai ka marrë gjithmonë vendimet e duhura në momente të rëndësishme, vendime aspak të lehta.

Shpresoj që Euro 2021 të jetë përmbyllja e lavdishme e përvojës së tij si trajneri i kombëtares“, deklaroi Nagelsmann, i cili kalon më pas te sfida me Liverpool. Ekipi i Jurgen Klopp fitoi 0-2 ndeshjen e parë dhe është afër kualifikimit në çerekfinale.

Nuk na interesojnë rezultat e fundit të Liverpool. Ne e humbëm takimin e parë, kështu që nuk jemi favoritë për t’u kualifikuar. Jam i bindur që ata do e kalojnë këtë moment të vështirë. Liverpooli ka lojtarët e fortë, trajnerin edhe më shumë.

Klopp në vend të Low? Jurgen është një trajner i jashtëzakonshëm, por mendoj se ai ndihet i lumtur te Liverpool. E njëjta gjë edhe për klubin, edhe ata janë të lumtur që kanë një trajner si Klopp”, deklaroi trajneri i Leipzig, që do të tentojë të shfrytëzojë momentin e vështirë të kampionëve të Anglisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!