Low: Ndeshje e madhe me Spanjën, kam një mesazh për djemtë e mi

schedule19:57 - 16 Nëntor, 2020

schedule 19:57 - 16 Nëntor, 2020

Spanjë-Gjermani është përballja më e fortë e ditës së nesërme në Nations League. Dy kombëtaret e mëdha janë pjesë e grupit 4. “Pancerat” mjafton të mos humbasin për të ruajtur vendin e parë, teksa djemtë e Luis Enrique nuk kanë alternativa përveç fitores.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka folur rreth kësaj sfide në konferencën për shtypin, aty ku vlerëson kundërshtarët iberike dhe tregon se çfarë duhet të bëjnë djemtë e tij.

Është diçka e mirë fakti që e kemi ne në dorë mundësinë për ta mbyllur në vend të parë. Spanjë është një nga kombëtaret më të forta në botë, do të jetë një ndeshje e madhe.

Duhet të jemi në gjendje për t’u përballur me stilin e tyre të lojës dhe ka rëndësi të madhe të luajmë me ekuilibrin e duhur, të shënojmë dhe ta menaxhojmë ndeshjen sa më mirë“, deklaron Low. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!