Low: Gabuam, por treguam karakter! Gjermania ime ka një objektiv

schedule10:09 - 14 Tetor, 2020

schedule 10:09 - 14 Tetor, 2020

Gjermania e nisi në mënyrën më të keqe ndeshjen kundër Zvicrës, duke pësuar dy herë, por në fund gjithçka u mbyll në barazim 3-3. Trajneri Joachim Low pranon gabimet e skuadrës së tij dhe nevojën për t’u përmirësuar.

“Ishte një ndeshje me intensitet të lartë. Të dyja ekipet ndërmorën rreziqe, por kishte edhe gabime. E nisëm ndeshjen keq, por treguam karakter për t’u rikthyer. kjo ishte diçka e mirë për t’u parë. Megjithatë kemi bërë një numër të madh gabimesh në mbrojtje.

Plani ynë ishte të rrezikonim disi, por duhet t’i rregullojmë ato gabime. Luftuam shumë për t’u rikthyer në lojë dhe mund të mësosh shumë nga këto pengesa. Duhet të përmirësojmë komunikimin mes nesh dhe pjesën e udhëzimeve”, tha Low pas ndeshjes.

Gjithsesi, edhe pse Gjermania e tij këtë periudhë nuk ka bindur shumë, tekniku thekson se deri në Europian ata do të jenë gati dhe se objektivi i tyre minimal janë gjysmëfinalet.

“Kur të shkojmë ne Europian qëllimi është të shkojmë sa më larg të jetë e mundur, por kualifikimi në gjysmëfinale është objektivi minimal. Ky ekip ka shumë potencial. Duhet të korrigjojmë disa gjëra deri atëherë”, përfundoi Low deklaratën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!