Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për largimin e mbrojtësit kroat, Dejan Lovren. Për 11 milion euro, klubi rus arriti të sigurojë firmën e mbrojtësit, ndërsa për këtë transferim, Klopp i befasoi të gjithë me deklaratën e tij.
“Një tjetër legjendë e Liverpoolit ka thënë lamtumirë. Dejan ka qenë një atlet i madh, një profesionist i madh, një punëtor i madh. Ishte gjithmonë në dispozicion dhe ka qenë një ndihmë e madhe për gjithë sezonin, veçanërisht në fillim.
E mbaj mend kur kemi luajtur kundër Borussia Dortmund. Një miqësore verore. Shënoi me kokë. Ka qenë fantastik. I kemi bërë vetes një pyetje pas kemi mësuar për largimin e tij: ‘Kush do të jetë shoku i ngushtë i Salah tani?’.
Dejan dhe Mo janë shumë të lidhur. Përveçse shokë skuadre, ata janë miq të ngushtë. Pothuajse si vëllezër. Do të na mungojë Lovren, por më shumë do t’i mungojë Momos (Salah)”, u shpreh Klopp./abcnews.al