Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Louvre” rrit çmimin e biletave/ Synon të mbledhë fonde për të financuar rinovimet

schedule15:36 - 28 Nëntor, 2025

schedule 15:36 - 28 Nëntor, 2025

Muzeu i Luvrit do të rrisë çmimin e biletave me 45% për turistët që vijnë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian. Kjo lëvizje ka synim financimin e rinovimeve të muzeut, gjendja e përkeqësuar e të cilit u zbulua nga vjedhja e xhevahireve të kurorës muajin e kaluar.

Vizitorët nga jashtë unionit ose Zonës Ekonomike Evropiane, që përfshin Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë, do të duhet të paguajnë 32 euro nga 14 janari. Britanikët do të duhet të paguajnë një tarifë më të lartë.

Administrata e muzeut, e nxitur nga auditori shtetëror i Francës, tha se do të instalonte 100 kamera të jashtme deri në fund të vitit 2026, ndërsa vazhdon me një projekt gjashtëvjeçar rinovimi.

Katër hajdutë u arratisën në mes të ditës me bizhuteri me vlerë 102 milionë dollarë më 19 tetor, duke ekspozuar boshllëqe të dukshme sigurie në muzeun më të vizituar në botë.

Në nëntor, dobësitë strukturore shkaktuan mbylljen e pjesshme të njërit prej krahëve të tij.

Policia ka arrestuar katër të dyshuarit për hajdutë dhe të tjerë të dyshuar për bashkëpunim. Bizhuteritë nuk janë rikthyer ende.

Gati 9 milionë vizitorë kaluan nëpër dyert e muzeut vitin e kaluar, pothuajse tre të katërtat e tyre të huaj. Rritja e çmimit pritet të sjellë 15-20 milionë euro shtesë në vit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!