Autoritetet në Holandë kanë gjobitur me gjysme milione euro Shtëpine së Modës Louis Vuitton për shkelje të Aktit për parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit. Vendimi erdhi pas një hetimi të udhëhequr nga zyrat e Prokurorit Publik Kombëtar, pasi kompania nuk kishte kontrolluar sic duhet identitetin e klienteve qe kryenin vazhdimisht blerje te medha te mallrave me para ne dore.
Hetimi fillon nga një rast që përfshin një të dënuar të botës së krimit, 55-vjeçarin shqiptar nga Saranda, Thanas Bako, i cili mblodhi sasi të mëdha të ardhurash kriminale dhe nisi me pas aktivitetin e tij per te pastruar keto shuma parash.
Prokuroret ne Holande thone se permes nje gruaje 36 vjecare, parate e 55 vjecarit shqiptar u perdoren per te blere artikuj luksoze ne dyqane, mes te cileve dhe ao te markes luis Vito . Mes gushtit te vitit 2021 dhe shkurtit te vitit 2023 kjo grua kishte shpenzuar me shume se 2 milione euro per te blere canta dhe mallra te tjere dhe me pas keto kuti I dergoi ne Kine per ti rishitur, duke pastruar keshtu parate dhe duke maskuar te ardhurat, si te ardhura te ligjshme nga tregtia e mallrave te luksit .
Ne te gjithen kete skeme dyshohet se ka pasur ndihme edhe nga nje person I brendshem I Kompanise Luis Viton. Dyshohet se nje ish asistente shitjesh ka njoftuar gruan identiteti I te ciles nuk eshte zbuluar per mberritjen e cantave te shtrenjta dhe sesi mund te ndante blerjet e saj per te shmangur deklaraten se ku I merrte parate qe po shpenzonte. Gruaja e cila ka realizuar blerjet ishte person I afert I Thanas Bakos nga Saranda pasi perdorte parate e tij per te kryer blerjet.
Nga 1 janari 2026, ligji holandez ua ndalon tregtarëve pranimin e pagesave në para cash mbi 3000 euro. Prokurorët theksojnë se markat luksoze kanë të njëjtin detyrim si bankat për të verifikuar klientët e tyre sipas rregullave të vendit kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit
Thanas Bako rezulton i dënuar me 7 vjet burg në shtator 2024 nga një Gjykatë në Roterdam. Ai akuzohet si bankier kriminal i nëndheshëm i qindra milionë eurove ne kriptomonedha dhe sipas gjykatës ishte i përfshirë në “forma të rënda të krimit të organizuar”.
Bako u arrestua në Athinë më 31 maj të vitit të kaluar me kërkesë të Holandës dhe tani ndodhet ne qeli ne kete vend. Ai thuhet se ka udhëhequr një rrjet korrierësh në Holandë nëpërmjet komunikimeve dhe pagesave me kripto duke levizur ne transaksione te ndryshme me qellim pastrimin e parave rreth cerek miliarde euro. / ABCNEWS.AL /


