Lotët si ilaç për shpirtin dhe trupin, disa nga problemet shëndetësore që mund të zgjidhin!

schedule08:59 - 28 Maj, 2020

schedule 08:59 - 28 Maj, 2020

E keni ditur që lotët përveçse tregojnë gjendjen tonë shpirtërore dhe emocionale, kanë dhe disa benefite të mira. Ja për çfarë bëhet fjalë.

Stresi – Kur jeni të nervozuar dhe të stresuar, të qarat mund t’ju ndihmojnë shumë. Sipas studimeve, lotët aktivizojnë sistemin nervor, i cili ka një efekt qetësues në tru.

Presioni i lartë i gjakut – Hipertensioni mund të çojë në probleme të shumta shëndetësore si goditje në zemër dhe probleme me veshkat. Lotët ulin presionin e gjakut, qetësojnë pulsin duke e mbajtur nën kontroll.

Toksinat – Lotët mund të eliminojnë patastërtitë të shkaktuara nga tymi apo pluhuri. Pastrojnë toksinat që ndërtohen në trup nga stresi, gjë që ndihmon në rritjen e kortizolit të trupit duke sjellë një gjendje më të mirë shpirtërore.

Dhimbjet fizike – Shpesh përjetoni dhimbje të forta fizike dhe për këtë shkak mund t’ju dalin lot. Kjo gjë ua qetëson dhimbjen. Sipas studimeve, e qara lëshon oksitocinë e njohur si hormoni i dashurisë dhe endorfinë, e njohur si hormoni i lumturisë. Të dyja së bashku ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe të lehtësojnë dhimbjet fizike apo emocionale.

Ndryshimi i gjendjes shpirtërore – Luhatjet e humorit ndodhin për një sërë arsyesh, njëra prej të cilave është akumulimi i manganit në trup. Kur qani, mangani i tepërt del nga trupi së bashku me lotët dhe zvogëlon përqendrimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!