TIRANË- Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Policia ka arrestuar 2 persona që u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në rrugën “Mikel Maruli”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit : – R. Gj., 19 vjeç, dhe M. S., 34 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në rrugën “Mikel Maruli”, thotë policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
/abcnews.al