Lot, përqafime dhe puthje: Stacionet e trenit e pikat e kontrolleve në Rusi kthehen në skena ndarjeje

schedule18:36 - 24 Shtator, 2022

schedule 18:36 - 24 Shtator, 2022

Çiftet ruse janë detyruar të thonë lamtumirë ndërsa qindra mijëra rezervistë dhe të burgosur të ushtrisë janë dërguar në Ukrainë. Ditëve të fundit në media janë publikuar pamje nga këto lamtumira.

Stacionet e trenit dhe pikat e kontrollit të ushtrisë janë bërë skena e ndarjeve, shpesh duke përfshirë çifte të reja – dhe burra që nuk duan të luftojnë. Pushtimi i dështuar i Putinit në vendin fqinj (Ukrainë) ka nxitur një mobilizim të ri të pjesshëm prej 300,000 burrash, duke përfshirë të burgosur.

Në qytetet e mëdha të vendit kanë nisur protestat pas njoftimit të liderit të Kremlinit për shtimin e trupave, ndërsa radhët në kufijtë e vendit janë shfaqur ndërsa të rinjtë përpiqen të largohen. Ushtarët janë parë gjithashtu duke pirë dhe duke u grindur rrugës për në stërvitje.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, këshilloi dje anëtarët e BE-së që të ofrojnë azil për ata që zgjedhin të kundërshtojnë urdhrin e të largohen nga Rusia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!