Mijëra njerëz janë mblodhur jashtë Pallatit Buckingham për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth e cila ka vdekur në moshën 96-vjeçare.
Konkretisht, siç shihet në videon live të “SUN”, grupe njerëzish vijojnë të mblidhen jashtë Pallatit Buckingham, pas njoftimit të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Njerëzit, shumë prej tyre me lot në sy dhe të tjerë të trishtuar, të cilët kanë mbërritur jashtë pallateve mbretërore, lënë shënime dhe foto, ndërsa në të njëjtën kohë portat e Buckingham janë mbushur me lule, shenjë se sa shumë e donin britanikët Mbretëreshën Elizabeth.
Shikoni videon live nga Buckingham Palace:
/abcnews.al